/[www]/www/philosophy/surveillance-vs-democracy.sq.html
ViewVC logotype

Contents of /www/philosophy/surveillance-vs-democracy.sq.html

Parent Directory Parent Directory | Revision Log Revision Log


Revision 1.55 - (show annotations) (download) (as text)
Sun Mar 17 10:08:01 2024 UTC (5 months, 3 weeks ago) by gnun
Branch: MAIN
CVS Tags: HEAD
Changes since 1.54: +87 -88 lines
File MIME type: text/html
Automatic update by GNUnited Nations.

1 <!--#set var="ENGLISH_PAGE" value="/philosophy/surveillance-vs-democracy.en.html" -->
2
3 <!--#include virtual="/server/header.sq.html" -->
4 <!-- Parent-Version: 1.98 -->
5 <!-- This page is derived from /server/standards/boilerplate.html -->
6 <!--#set var="TAGS" value="essays cultural evils" -->
7 <!--#set var="DISABLE_TOP_ADDENDUM" value="yes" -->
8
9 <!-- This file is automatically generated by GNUnited Nations! -->
10 <title>Sa Mbikëqyrje Mund të Përballojë Demokracia? - Projekti GNU - Free Software
11 Foundation</title>
12 <style type="text/css" media="print,screen"><!--
13 #intro { margin: 2em auto 1.5em; }
14 .toc { width: auto; }
15 .pict.wide { width: 23em; }
16 .pict p { margin-bottom: 0; }
17 #conclusion { visibility: hidden; margin-top: 0; }
18 @media (min-width: 55em) {
19 #intro { max-width: 55em; }
20 .toc { max-width: 51em; }
21 .toc li { display: inline-block; width: 90%; }
22 }
23 -->
24
25 </style>
26
27 <!-- GNUN: localize URL /graphics/dog.small.jpg -->
28 <!--#include virtual="/philosophy/po/surveillance-vs-democracy.translist" -->
29 <!--#include virtual="/server/banner.sq.html" -->
30 <!--#include virtual="/philosophy/ph-breadcrumb.sq.html" -->
31 <!--GNUN: OUT-OF-DATE NOTICE-->
32 <!--#include virtual="/server/top-addendum.sq.html" -->
33 <div class="article">
34 <h2 class="center">Sa Mbikëqyrje Mund të Përballojë Demokracia?</h2>
35
36 <address class="byline center">nga <a href="https://www.stallman.org/">Richard Stallman</a></address>
37
38 <div id="intro">
39 <div class="pict wide">
40 <a href="/graphics/dog.html">
41 <img src="/graphics/dog.small.jpg" alt="Karikaturë e një qeni që hap sytë i çuditur para tre reklamave që u shfaqën
42 në ekranin e kompjuterit të tij…" /></a>
43 <p>“Nga e morën vesh që jam qen?”</p>
44 </div>
45
46 <p>Falë atyre që na zbuloi Edward Snowden-i, e dimë se niveli i sotëm i
47 mbikëqyrjes së përgjithshme në shoqëri është i papërputhshëm me të drejtat e
48 njeriut. Të presësh që çdo veprim mbahet shënim <a
49 href="https://www.socialcooling.com/">i bën njerëzit të censurojnë dhe
50 kufizojnë veten</a>. Këtë e ripohojnë qartë rëniet në qafë dhe proceset
51 gjyqësore të vazhdueshme ndaj disidentëve, burimeve të informacionit dhe
52 gazetarëve në ShBA. Na duhet ta zvogëlojmë nivelin e mbikëqyrjes së
53 përgjithshme, por deri ku? Ku bie saktësisht <em>niveli maksimum i
54 mbikëqyrjes që mund të tolerohet</em>, të cilin duhet të bëjmë të mundur të
55 mos tejkalohet? Është niveli përtej të cilit mbikëqyrja fillon e plekset me
56 funksionimin e demokracisë, pra kur nxjerrësit e sekreteve (të tillë si
57 Snowden-i) ka shumë gjasa të kapen.</p>
58 </div>
59
60 <div class="columns" style="clear:both">
61 <p>Të përballur me fshehtësinë e qeverive, ne populli varemi nga nxjerrësit e
62 sekreteve <a href="https://www.eff.org/deeplinks/2013/11/reddit-tpp-ama">të
63 na rrëfejnë se çfarë po bën shteti</a>. (Kjo na u kujtua sërish gjatë
64 2019-s, teksa nxjerrës të ndryshëm sekretesh i dhanë publikut shtesa të <a
65 href="https://www.commondreams.org/views/2019/09/27/trumps-ukraine-scandal-shows-why-whistleblowers-are-so-vital-democracy">informacioneve
66 rreth përpjekjeve të Trump-it për të rrëzuar presidentin e Ukrainës</a>.)
67 Por mbikëqyrja e sotme i tremb nxjerrësit potencialë të sekreteve, çka do të
68 thotë se është e tepruar. Për të shëndoshur kontrollin tonë demokratik mbi
69 shtetin, duhet ta zvogëlojmë mbikëqyrjen deri në atë pikë, sa nxjerrësit e
70 sekreteve ta dinë se nuk rrezikohen.</p>
71
72 <p>Përdorimi i software-it të lirë/libre, <a
73 href="/philosophy/free-software-even-more-important.html">që mbroj që prej
74 1983-shit</a>, është hapi i parë për të marrë kontrollin e jetës sonë
75 dixhitale dhe kjo përfshin parandalimin e mbikëqyrjes. S’mund t’i zëmë besë
76 software-it jo të lirë; NSA-ja <a
77 href="https://web.archive.org/web/20130622044225/http://blogs.computerworlduk.com/open-enterprise/2013/06/how-can-any-company-ever-trust-microsoft-again/index.htm">përdor</a>
78 dhe madje <a
79 href="https://www.theguardian.com/world/2013/sep/05/nsa-gchq-encryption-codes-security">krijon</a>
80 në <em>software</em> jo të lirë dobësi sigurie që të mësyjë kompjuterat dhe
81 rrugëzuesit tanë. Software-i i Lirë na jep kontroll mbi kompjuterat tanë,
82 por <a href="https://www.wired.com/opinion/2013/10/149481/">kaq s’do të na
83 mbrojë privatësinë, pasi të futim këmbët në Internet</a>.</p>
84
85 <p><a
86 href="https://www.theguardian.com/world/2013/oct/10/nsa-surveillance-patriot-act-author-bill">Në
87 ShBA po hartohet legjislacion dypartiak për të “reduktuar fuqinë e
88 mbikëqyrjes së brendshme”</a>, por duke u mbështetur në kufizimin e
89 përdorimit nga ana e qeverisë të dosjeve tona virtuale. Kjo nuk do të
90 mjaftojë për të mbrojtur nxjerrësit e sekreteve, nëse “kapja e nxjerrësit të
91 sekreteve” është përligjje për të pasur akses të mjaftueshëm për
92 identifikimin e tyre. Na duhet të shkojmë më tej.</p>
93 </div>
94
95 <div class="toc" style="clear: both">
96 <hr class="no-display" />
97 <h3 class="no-display">Tryeza e lëndës</h3>
98 <ul class="columns">
99 <li><a href="#upperlimit">Kufiri i Sipërm i Mbikëqyrjes në një Demokraci</a></li>
100 <li><a href="#willbemisused">Informacioni, Po u Mblodh, Do të Keqpërdoret</a></li>
101 <li><a href="#technical">Mbrojtja e Fuqishme Për Privatësinë Duhet Të Jetë
102 Teknike</a></li>
103 <li><a href="#commonsense">Së Pari, Mos u Bëni të Marrë</a></li>
104 <li><a href="#privacybydesign">Çdo Sistem Duhet Ta Hartojmë Me Privatësinë Në
105 Mendje</a></li>
106 <li><a href="#dispersal">Kurë për Grumbullimin e të Dhënave: Të Lihen të
107 Shpërhapura</a></li>
108 <li><a href="#digitalcash">Kurë për Mbikëqyrjen e Tregtisë Internet</a></li>
109 <li><a href="#travel">Kurë për Mbikëqyrjen e Udhëtimeve</a></li>
110 <li><a href="#communications">Kurë për Dosjet e Komunikimeve</a></li>
111 <li><a href="#necessary">Ca Mbikëqyrje Ama Është e Nevojshme</a></li>
112 <li><a href="#conclusion">Përfundim</a></li>
113 </ul>
114 <hr class="no-display" />
115 </div>
116
117 <h3 id="upperlimit">Kufiri i Sipërm i Mbikëqyrjes në një Demokraci</h3>
118
119 <div class="columns">
120 <p>Nëse nxjerrësit e sekreteve nuk guxojnë të bëjnë të njohura krime dhe
121 gënjeshtra, humbasim grimën e fundit të kontrollit të efektshëm mbi qeverinë
122 dhe institucionet tona. Ky është shpjegimi pse mbikëqyrja që i bën të
123 mundur shtetit të gjejë se kush ka folur me një reporter është teprim
124 mbikëqyrjeje&mdash;shumë, për ta përballuar demokracia.</p>
125
126 <p>Një zyrtar i paemër i qeverisë së ShBA-ve u tha në mënyrë ogurzezë
127 gazetarëve më 2011-n se <a
128 href="https://www.rcfp.org/browse-media-law-resources/news-media-law/news-media-and-law-summer-2011/lessons-wye-river">ShBA-të
129 nuk do të thërrasin reporterë në gjyqe, ngaqë “E dimë se me kë keni
130 folur.”</a> Për ta ditur këtë, ndonjëherë <a
131 href="https://www.theguardian.com/media/2013/sep/24/yemen-leak-sachtleben-guilty-associated-press">është
132 kërkuar të sillen në gjyq regjistrime thirrjesh telefonike të gazetarëve</a>
133 por Snowden-i na ka treguar se në fakt këtë e pësojnë krejt thirrjet
134 telefonike të gjithkujt në ShBA, gjithmonë, <a
135 href="https://www.theguardian.com/world/interactive/2013/jun/06/verizon-telephone-data-court-order">nga
136 Verizon-i</a> dhe <a
137 href="https://www.marketwatch.com/story/nsa-data-mining-digs-into-networks-beyond-verizon-2013-06-07">nga
138 kompani të tjera po ashtu</a>.</p>
139
140 <p>Veprimtarive opozitare dhe disidente u nevojitet të mbajnë të fshehta,
141 përballë shtetesh që janë gati të luajnë rrengje të pista me to. ACLU e ka
142 dëshmuar <a
143 href="https://www.aclu.org/files/assets/Spyfiles_2_0.pdf">praktikën
144 sistematike të infiltrimit të grupeve paqësore disidente</a> nga ana e
145 qeverive të ShBA-ve, me pretekstin se mes tyre mund të ketë terroristë.
146 Pika ku mbikëqyrja bëhet e tepruar është pika kur shteti mund të gjejë se
147 kush ka folur me një gazetar të njohur, ose me një disident të njohur.</p>
148 </div>
149
150 <h3 id="willbemisused">Informacioni, Pasi Mblidhet, Do Të Keqpërdoret</h3>
151
152 <div class="columns">
153 <p>Kur njerëzit e pranojnë se niveli i mbikëqyrjes së përgjithshme është shumë
154 i lartë, përgjigja e parë është të propozohen kufij për hyrjen në të dhënat
155 e grumbulluara. Kjo duket gjë e mirë, por s’do ta zgjidhë problemin, as
156 edhe sado pak, madje edhe nëse supozohet se qeveria u bindet rregullave.
157 (NSA-ja i dredhoi gjykatës FISA, e cila u shpreh se <a
158 href="https://www.wired.com/threatlevel/2013/09/nsa-violations/">nuk qe në
159 gjendje të bënte në fakt fajtore NSA-në</a>.) Dyshimet për një krim do të
160 jenë përligjje për hyrje në të dhëna, prandaj sapo një nxjerrës sekreti të
161 akuzohet për “spiunazh”, gjetja e “spiunit” do të shërbejë si justifikim për
162 hyrje në materialin e grumbulluar.</p>
163
164 <p>Në praktikë, s’mund të presim që agjencitë shtetërore të sajojnë shfajësime
165 për të kënaqur rregullat mbi përdorim mbikëqyrjeje të dhënash&mdash;ngaqë
166 agjencitë në ShBA <a
167 href="https://theintercept.com/2018/01/09/dark-side-fbi-dea-illegal-searches-secret-evidence/">gënjejnë
168 tashmë për të mbuluar shkeljen e rregullave</a>. Këto rregulla nuk janë
169 menduar me gjithë mend për t’iu nënshtruar atyre; në vend të kësaj, janë një
170 përrallë që mund ta besojmë, në daçim.</p>
171
172 <p>Për më tepër, ekipi i shtetit për mbikëqyrjen do t’i keqpërdorë të dhënat,
173 për arsye personale. Disa agjentë të NSA-së <a
174 href="https://www.theguardian.com/world/2013/aug/24/nsa-analysts-abused-surveillance-systems">i
175 përdorën sistemet e mbikëqyrjes në ShBA për të ndjekur të dashurat e
176 tyre</a>&mdash;të dikurshme, të tanishme, ose të ëndërruara&mdash;sipas një
177 praktike të quajtur “LOVEINT”. NSA-ja thotë se raste të tilla i ka zbuluar
178 dhe ndëshkuar ca herë; nuk e dimë se sa herë të tjera nuk janë zbuluar. Por
179 ngjarje të tilla s’duhet të na befasojnë, ngaqë policia prej kohësh e ka
180 përdorur <a
181 href="https://web.archive.org/web/20160401102120/http://www.sweetliberty.org/issues/privacy/lein1.htm#.V_mKlYbb69I">mundësinë
182 e vet për hyrje në regjistrat e lejeve të drejtimit të automjeteve për të
183 gjurmuar dikë tërheqës apo tërheqëse</a>, praktikë e njohur si “running a
184 plate for a date”. Me <a
185 href="https://theyarewatching.org/issues/risks-increase-once-data-shared">sistemet
186 e reja dixhitale</a>, kjo praktikë është zgjeruar. Më 2016-n, një prokuror
187 u akuzua se kish falsifikuar nënshkrime gjykatësish për të siguruar një
188 autorizim për <a
189 href="https://gizmodo.com/government-officials-cant-stop-spying-on-their-crushes-1789490933">
190 përgjimin e telefonit të dikujt që qe bërë objekt fiksimi
191 romantik</a>. AP-ja ka dijeni për <a
192 href="https://apnews.com/699236946e3140659fff8a2362e16f43">mjaft raste të
193 tjera në ShBA</a>.
194 </p>
195
196 <p>Të dhënat e mbikëqyrjeve gjithmonë do të përdoren për qëllime të tjera, edhe
197 nëse kjo është e ndaluar. Kur të dhënat të jenë grumbulluar dhe shteti ka
198 mundësinë të hyjë në to, mund t’i keqpërdorë ato të dhëna në mënyra të
199 lemerishme, siç dëshmohet nga shembuj prej <a
200 href="https://web.archive.org/web/20220619175619/http://falkvinge.net/2012/03/17/collected-personal-data-will-always-be-used-against-the-citizens/">Evropës</a>,
201 <a
202 href="https://en.wikipedia.org/wiki/Japanese_American_internment">ShBA-ve</a>
203 dhe tani së fundi <a
204 href="https://www.cbc.ca/news/world/terrifying-how-a-single-line-of-computer-code-put-thousands-of-innocent-turks-in-jail-1.4495021">Turqisë</a>.
205 (Konfuzioni i Turqisë rreth faktit se cilët e kanë përdorur vërtet programin
206 Bylock vetëm se e mahis padrejtësinë themelore të bërë me dashje, atë të
207 ndëshkimit arbitrar të njerëzve pse e kanë përdorur.)
208 </p>
209
210 <p>Mund t’ju duket se qeveria juaj s’do t’i përdorë të dhënat tuaja personale
211 për represion, por s’mund t’i zini besë asaj dukjeje, ngaqë qeveritë
212 ndryshojnë. Më 2021-shin, mjaft shtete, në pamje të jashtme demokratike, <a
213 href="https://www.theguardian.com/commentisfree/2021/aug/21/beware-state-surveillance-of-your-lives-governments-can-change-afghanistan">sundohen
214 nga persona me prirje autoritarizmi</a> dhe talibanët shtinë në dorë
215 sistemet e identifikimit biometrik që qenë ujdisur me nxitjen e ShBA-ve.
216 Britania e Madhe po merret me krijimin e një ligji për <a
217 href="https://www.theguardian.com/commentisfree/2021/aug/09/police-bill-not-law-order-state-control-erosion-freedom">shtypje
218 protestash jo të dhunshme që mund të përshkruhen se shkaktojnë “çrregullime
219 serioze”.</a> ShBA-të mund të bëhen represive në mënyrë permanente më
220 2025-n, për aq sa dimë.
221 </p>
222
223 <p>Të dhënat personale të grumbulluara nga shteti ka gjithashtu gjasa të
224 shtihen në dorë nga ata që arrijnë të kapërcejnë sigurinë e shërbyesve,
225 madje edhe nga <a
226 href="https://www.techdirt.com/2015/06/12/second-opm-hack-revealed-even-worse-than-first/">sulmues
227 që punojnë për llogari shtetesh armiqësore</a>.</p>
228
229 <p>Qeveritë mund ta përdorin lehtësisht mundësinë për mbikëqyrje masive për <a
230 href="https://www.nytimes.com/2015/06/22/world/europe/macedonia-government-is-blamed-for-wiretapping-scandal.html">përmbysje
231 të drejtpërdrejtë të demokracisë</a>.</p>
232
233 <p>Mbikëqyrja tërësore, e përdorshme nga shteti, i lejon atij të kryejë
234 ekspedita masive peshkimi kundër cilitdo person. Që gazetaria dhe
235 demokracia të jenë të parrezik, na duhet të kufizojmë grumbullimin e të
236 dhënave në të cilat shteti futet lehtësisht.</p>
237 </div>
238
239 <h3 id="technical">Mbrojtja e Fuqishme për Privatësi Duhet të Kufizojë Teknologjinë për
240 Grumbullim të Dhënash</h3>
241
242 <div class="columns">
243 <p>Electronic Frontier Foundation dhe të tjera ente propozojnë një grup
244 parimesh ligjore të konceptuara për <a
245 href="https://necessaryandproportionate.org/text">parandalimin e abuzimeve
246 me mbikëqyrjen masive</a>. Këto parime përfshijnë, pikë kyçe këtu, mbrojtje
247 eksplicite ligjore për nxjerrës të sekretit; si pasojë, ato do të ishin të
248 masës së duhur për mbrojtjen e lirive demokratike&mdash;nëse adoptohen
249 tërësisht dhe zbatohen përgjithmonë pa përjashtime.</p>
250
251 <p>Por, mbrojtje të tilla ligjore janë pre e synimeve të palëve të ndryshme:
252 siç e tregon historia e kohëve të fundit, ato mund anulohen (si tek FISA
253 Amendments Act), pezullohen, ose <a
254 href="https://www.nytimes.com/2009/04/16/us/16nsa.html">shpërfillen</a>.</p>
255
256 <p>Ndërkaq, demagogët do të përmendin justifikimet e zakonshme si bazë për
257 mbikëqyrje tërësore; çfarëdo sulmi terrorist, madje edhe një i tillë gjatë
258 të cilit vriten vetëm një dorë personash, mund të fryhet për t’u dhënë atyre
259 një mundësi më tepër.</p>
260
261 <p>Sikur kufijtë për hyrjen në të dhëna të liheshin mënjanë, do të qe njësoj
262 sikur të mos kishin ekzistuar kurrë: papritmas, dosje të grumbulluara gjatë
263 vitesh të tëra do të ishin në dorë të shtetit dhe agjentëve të tij për
264 keqpërdorim dhe, ato të grumbulluara nga kompani, për keqpërdorim privat po
265 ashtu. Nëse ne ama e ndalim grumbullimin e dosjeve për këdo, këto dosje nuk
266 do të ekzistojnë dhe nuk do të ketë mënyrë për t’i përpiluar ato në mënyrë
267 prapavepruese. Një regjimi të ri joliberal do t’i duhej ta sendërtonte nga
268 e para mbikëqyrjen dhe do të mblidhte të dhëna duke u nisur nga ajo datë.
269 Sa për pezullimin ose shpërfilljen përkohësisht të këtij ligji, ideja zor se
270 do të kish kuptim.</p>
271 </div>
272
273 <h3 id="commonsense">Së Pari, Mos u Bëni të Marrë</h3>
274
275 <div class="columns">
276 <p>Që të keni privatësi, nuk duhet ta hidhni tej: i pari që duhet të mbrojë
277 privatësinë tuaj jeni ju vetë. Shmangni identifikimin e vetes në sajte,
278 përdorini ata përmes Tor-it dhe përdorni shfletues që i bllokojnë skemat që
279 ata përdorin për të gjurmuar vizitorët. Përdorni GNU Privacy Guard-in për
280 të fshehtëzuar lëndën e email-it tuaj. Blerjet paguajini me para në dorë.</p>
281
282 <p>Mbajini vetë të dhënat tuaja; mos i depozitoni ato në shërbyesin “e
283 leverdishëm” “në re” të një kompanie. Megjithatë, një kopjeruajtje të të
284 dhënave tuaja është e parrezik t’ia besoni një shërbimi komercial, me kusht
285 që kartelat tuaja t’i vini në një arkiv dhe të fshehtëzoni krejt arkivin,
286 përfshi këtu emra kartelash, me <em>software</em> të lirë, në kompjuterin
287 tuaj, përpara se t’i ngarkoni.</p>
288
289 <p>Për hir të privatësisë, duhet të shmangni <em>software</em> jo të lirë; nëse
290 ua jepni kontrollin e operacioneve të kompjuterit tuaj kompanive, <a
291 href="/malware/proprietary-surveillance.html">gjasat janë që këto t’ju
292 spiunojnë</a>. Shmangni <a
293 href="/philosophy/who-does-that-server-really-serve.html">shërbimet si
294 zëvendësime software-i </a>; veç dhënies të tjerëve të kontrollit mbi
295 punimin tuaj në kompjuter, kjo kërkon detyrimisht t’i dorëzoni në shërbyesin
296 e kompanisë krejt të dhënat përkatëse.</p>
297
298 <p>Mbroni privatësinë e miqve dhe të njohurve tuaj. <a
299 href="https://bits.blogs.nytimes.com/2014/05/21/in-cybersecurity-sometimes-the-weakest-link-is-a-family-member/">Mos
300 i lëshoni në erë të dhënat e tyre personale</a> përjashto ato se si të
301 kontaktohen ata dhe mos i jepni kurrë asnjë sajti listën e kontakteve tuaj
302 email ose telefonike. Mos i tregoni një kompanie, të tillë si Facebook-u,
303 asgjë mbi miqtë tuaj të cilën ata s’do të donin ta shihnin të botuar në një
304 gazetë. Madje më mirë, mos e përdorni fare Facebook-un. Mos pranoni
305 sisteme komunikimi që u kërkojnë përdoruesve të japin medoemos emrat e tyre
306 të vërtetë, edhe pse jeni të lumtur të jepni tuajin, meqë ato ushtrojnë
307 trysni mbi persona të tjerë që këta të heqin dorë nga privatësia.</p>
308
309 <p>Vetëmbrojtja është thelbësore, por edhe mbrojtja më rigoroze e vetes është e
310 pamjaftueshme për mbrojtjen e privatësisë suaj në ose nga sisteme që nuk ju
311 përkasin ju. Kur ne komunikojmë me të tjerët ose endemi nëpër qytet,
312 privatësia jonë varet nga praktikat e shoqërisë. Mund t’u shmangemi disave
313 prej këtyre sistemeve që mbikëqyrin komunikimet dhe lëvizjet tona, por jo të
314 gjithëve. Pa mëdyshje, zgjidhja më e mirë është të bëhen tërë këta sisteme
315 të reshtin mbikëqyrjen e njerëzve për krejt rastet e tjera, hiq ato për
316 dyshime të përligjura.</p>
317 </div>
318
319 <h3 id="privacybydesign">Çdo Sistem Duhet Ta Hartojmë Me Privatësinë Në Mendje</h3>
320
321 <div class="columns">
322 <p>Nëse nuk duam një shoqëri mbikëqyrjeje tërësore, duhet ta konsiderojmë
323 mbikëqyrjen një lloj ndotjeje sociale dhe ta kufizojmë ndikimin e
324 mbikëqyrjes prej çdo sistemi të ri dixhital, po njësoj siç kufizojmë
325 ndikimin mjedisor të një ndërtimi.</p>
326
327 <p>Për shembull: Matësit e “mençur” të energjisë elektrike i mburrin se i
328 dërgojnë çast pas çasti kompanisë së energjisë të dhëna mbi përdorimin e
329 energjisë nga secili konsumator, përfshi krahasim me përdoruesit në
330 përgjithësi. Kjo është sendërtuar duke u bazuar mbi mbikëqyrje të
331 përgjithshme, por s’ka nevojë për ndonjë mbikëqyrje. Për kompaninë e
332 energjisë do të ishte e lehtë të llogariste mesataren e përdorimit në një
333 lagje, duke pjesëtuar sasinë e përgjithshme të konsumuar me numrin e
334 pajtimtarëve dhe këtë t’ua dërgojë matësve. Matësi i çdo konsumatori mund
335 të krahasonte kështu regjistrimin e tij, përgjatë cilësdo periudhe kohore,
336 me mesataren e përdorimit për atë periudhë. I njëjti përfitim, ama pa
337 mbikëqyrje!</p>
338
339 <p>Na duhet të hartojmë të tillë privatësi në krejt sistemet tona
340 dixhitale.&nbsp;[<a href="#ambientprivacy">1</a>].</p>
341 </div>
342
343 <h3 id="dispersal">Kurë për Grumbullimin e të Dhënave: Të Lihen të Shpërhapura</h3>
344
345 <div class="columns">
346 <p>Një rrugë për ta bërë mbikëqyrjen të parrezikshme për privatësinë është të
347 mbahen të dhënat të shpërhapura dhe në mënyrë të tillë që hyrja në to të
348 jetë e paleverdishme. Kamerat e dikurshme të sigurisë nuk qenë kërcënim për
349 privatësinë (<a href="#privatespace">*</a>). Regjistrimet depozitoheshin
350 dhe ruheshin me kushtin paraprak: e shumta vetëm për disa javë. Ngaqë hyrja
351 në to dhe përdorimi i tyre s’qe gjë e kollajtë, kjo s’u bë kurrë masivisht;
352 ato hapeshin dhe përdoreshin vetëm në vende ku dikush kish njoftuar për një
353 shkelje të ligjit. Do të ishte e pamundur të grumbulloheshin fizikisht
354 miliona shirita regjistrimesh çdo ditë dhe të shiheshin apo kopjoheshin.</p>
355
356 <p>Sot, kamerat e sigurisë janë bërë kamera mbikëqyrjeje: ato janë të lidhura
357 në Internet, që regjistrimet të mund të grumbullohen në një qendër të
358 dhënash dhe të ruhen përgjithmonë. Në Detroit, policët ushtrojnë trysni mbi
359 bizneset për t’u dhënë <a
360 href="https://eu.detroitnews.com/story/news/local/detroit-city/2018/01/23/detroit-green-light/109524794/">hyrje
361 të pakufizuar në kamerat e tyre të mbikëqyrjes</a>, që kështu të mund të
362 shohin përmes tyre në çfarëdo kohe, gjithë kohën. Kjo është që tani e
363 rrezikshme, por ka për t’u bërë edhe më keq. Përparimet teknike në <a
364 href="#facial-recognition">njohjen e fytyrave</a> mund të sjellin një ditë
365 kur gazetarët e dyshuar të ndiqen rrugës gjithë kohën, për të parë se me kë
366 bisedojnë.</p>
367
368 <p>Shpesh, vetë kamerat e lidhura me Internetin, kanë siguri dixhitale që ta
369 shpif, që do të thotë se <a
370 href="https://www.csoonline.com/article/2221934/cia-wants-to-spy-on-you-through-your-appliances.html">kushdo
371 mund të vëzhgojë atë që sheh syri i kamerës</a>. Kjo i bën kamerat e
372 lidhura në internet një kërcënim të madh për sigurinë dhe për privatësinë.
373 Për hir të privatësisë, duhet të ndalojmë përdorimin e kamerave të lidhura
374 me Internetin të fokusuara ku dhe kur ka publik, hiq rastin kur ato mbahen
375 nga të pranishëm në këto vende publike. Gjithkush duhet të jetë i lirë të
376 postojë, me raste, foto dhe regjistrime video, por grumbullimi sistematik në
377 Internet i të dhënave të tilla duhet të kufizohet.</p>
378
379 <div class="infobox" style="margin-top: 1.5em">
380 <p id="privatespace">(*) Po marr si të mirëqenë që kamera e sigurisë sheh brenda një dyqani, ose
381 mbi një rrugë. Cilado kamera e drejtuar mbi hapësirën private të dikujt, nga
382 dikush tjetër, cenon privatësinë, por ky është problem tjetër.</p>
383 </div>
384 </div>
385
386 <div class="announcement comment" role="complementary">
387 <hr class="no-display" />
388 <p>Shihni edhe mundësinë e leximit të “<a
389 href="https://www.theguardian.com/commentisfree/2018/apr/03/facebook-abusing-data-law-privacy-big-tech-surveillance">Një
390 propozim radikal për t’i mbajtur të parrezik të dhënat tuaja personale</a>”,
391 botuar në <cite>The Guardian</cite> në prill&nbsp;2018.</p>
392 <hr class="no-display" />
393 </div>
394
395 <h3 id="digitalcash">Kurë për Mbikëqyrje të Tregtisë Në Interent</h3>
396
397 <div class="columns">
398 <p>Shumica e të dhënave vjen nga veprimtaritë dixhitale të vetë njerëzve.
399 Zakonisht të dhënat grumbullohen së pari nga kompanitë. Por kur vjen fjala
400 për kërcënimin e privatësisë dhe demokracisë, s’ka dallim mes mbikëqyrjes së
401 bërë drejtpërdrejt nga shteti, apo të deleguar një biznesi, ngaqë shteti
402 mund t’i ketë të dhënat që mbledhin kompanitë.</p>
403
404 <p>Përmes PRISM-it, NSA-ja ka <a
405 href="https://www.commondreams.org/news/2013/08/23/latest-docs-show-financial-ties-between-nsa-and-internet-companies">hyrë
406 në bazat e të dhënave të mjaft korporatave të mëdha të Internetit</a>.
407 AT&amp;T-ja ka ruajtur krejt regjistrimet e veta të thirrjeve telefonike që
408 prej 1987-s dhe <a
409 href="https://www.nytimes.com/2013/09/02/us/drug-agents-use-vast-phone-trove-eclipsing-nsas.html?_r=0">ia
410 jep ato DEA-s</a> për kërkime, kur i është kërkuar. Në këndvështrim të
411 ngushtë, qeveria e ShBA-ve nuk i zotëron këto të dhëna, por në terma
412 praktikë i zotëron po njësoj. Disa kompani i mburrin se <a
413 href="https://www.eff.org/who-has-your-back-government-data-requests-2015">u
414 kanë rezistuar, me aq sa munden, kërkesave për të dhëna nga qeveria</a>, por
415 kjo mund të kompensojë vetëm pjesërisht dëmin që shkaktojnë përmes
416 grumbullimit të këtyre të dhënave. Veç kësaj, mjaft nga këto kompani, i
417 keqpërdorin vetë të dhënat ose ua furnizojnë ato tregtarëve të të dhënave.</p>
418
419 <p>Synimi për ta bërë gazetarinë dhe demokracinë të pakërcënuar kërkon atëherë
420 që të reduktojmë të dhënat e grumbulluara rreth njerëzish nga çfarëdo enti,
421 jo thjesht nga shteti. Duhet t’i rikonceptojmë sistemet tona dixhitale që
422 të mos grumbullojnë të dhëna rreth përdoruesve të tyre. Nëse u duhen të
423 dhëna dixhitale rreth transaksioneve tona, nuk duhet lejuar që t’i mbajnë
424 ato më gjatë se një interval të shkurtër kohe përtej atij që nevojitet
425 doemos për çka po kryejnë për ne.</p>
426
427 <p>Një nga shkaqet e nivelit të tanishëm të mbikëqyrjes në Internet është fakti
428 që sajtet financohen përmes reklamave të bazuara në ndjekjen e veprimtarisë
429 dhe prirjeve të përdoruesve. Kjo e shndërron një bezdi të
430 thjeshtë&mdash;reklamën, që mund të mësohemi ta shpërfillim&mdash;në një
431 sistem mbikëqyrjeje që na dëmton, pavarësisht se e dimë apo nuk e dimë.
432 Blerjet nëpërmjet Internetit gjithashtu përdoren për të ndjekur përdoruesit
433 e tyre. Dhe ne të gjithë e dimë se “rregullat e privatësisë” janë më tepër
434 justifikime për të shkelur privatësinë, se sa angazhime për ta mbrojtur atë.</p>
435
436 <p>Mund t’i ndreqnim të dy problemet duke bërë tonin një sistem pagesash
437 anonime&mdash;anonim për atë që paguan, kuptohet. (Nuk duam që ai që
438 paguhet, t’u bëjë bisht taksave.) <a
439 href="http://www.wired.com/opinion/2013/05/lets-cut-through-the-bitcoin-hype/">Bitcoin-i
440 s’është anonim</a>, pavarësisht se ka përpjekje për të zhvilluar mënyra që
441 të paguani me Bitcoin në mënyrë anonime. Sido qoftë, teknologjia për <a
442 href="https://www.wired.com/wired/archive/2.12/emoney_pr.html">paranë
443 dixhitale u zhvillua së pari në vitet ’80</a>; software-i GNU për ta bërë
444 këtë quhet <a href="https://taler.net/">GNU Taler</a>. Tani kemi nevojë
445 vetëm për marrëveshje të përshtatshme mes bizneseve dhe që shteti të mos i
446 pengojë ato.</p>
447
448 <p>Një tjetër metodë për pagesa anonime do të mund të përdorte <a
449 href="/philosophy/phone-anonymous-payment.html">karta telefonike të
450 parapaguara</a>. Është më pak e volitshme, por shumë e lehtë të
451 sendërtohet.</p>
452
453 <p>Një kërcënim i mëtejshëm nga grumbullimi i të dhënave personale prej sajteve
454 është se cenuesit e sigurisë mund të hyjnë në to, t’i marrin dhe t’i
455 keqpërdorin. Kjo përfshin hollësi kartash krediti të konsumatorëve. Një
456 sistem pagesash anonime do t’i jepte fund këtij rreziku: një e çarë sigurie
457 te sajti nuk do t’ju bënte dëm, nëse sajti nuk di asgjë rreth jush.</p>
458 </div>
459
460 <h3 id="travel">Kurë për Mbikëqyrjen e Udhëtimeve</h3>
461
462 <div class="columns">
463 <p>Duhet ta shndërrojmë mbledhjen e pagesave dixhitale të lidhura me udhëtimet
464 në mbledhje pagesash anonime (duke përdorur para dixhitale, për shembull).
465 Sistemet e leximit të targave <a
466 href="https://www.eff.org/deeplinks/2018/11/eff-and-muckrock-release-records-and-data-200-law-enforcement-agencies-automated">njohin
467 krejt targat</a> dhe <a
468 href="http://news.bbc.co.uk/2/hi/programmes/whos_watching_you/8064333.stm">të
469 dhënat mund të ruhen përgjithmonë</a>; do të duhej që ligji të kërkonte të
470 dalloheshin dhe të regjistroheshin vetëm ato targa që gjenden në një listë
471 automjetesh që kërkohen me urdhër gjykate. Sipas një alternative më pak të
472 sigurt do të regjistroheshin krejt automjetet, në shkallë vendore, por vetëm
473 për pak ditë dhe të dhënat e plota të mos jepen nëpërmjet Internetit; hyrja
474 në të dhënat do të duhej kufizuar në kërkime për numra sipas një liste me
475 targa për të cilat ka urdhër gjykate.</p>
476
477 <p>Lista “no-fly” e ShBA-ve duhet shfuqizuar, sepse përbën <a
478 href="https://www.aclu.org/news/national-security/victory-federal-court-recognizes-constitutional">ndëshkim
479 pa gjyq</a>.</p>
480
481 <p>Është e pranueshme të kihet një listë njerëzish të cilët të kontrollohen me
482 kujdes të veçantë, tok me bagazhet e tyre dhe pasagjerët anonimë në
483 fluturimet e brendshme mund të trajtohen sikur të ishin në këtë listë.
484 Është gjithashtu e pranueshme të mos lejohen ata që nuk janë shtetas, nëse
485 nuk u është lejuar të hyjnë fare në vend, të hipin në fluturime drejt një
486 vendi. Kjo do të duhej të ishte e mjaftë për krejt qëllimet e ligjshme.</p>
487
488 <p>Mjaft sisteme transiti masiv përdorin për pagesa ndonjë lloj karte të
489 mençur, ose RFID. Këto sisteme grumbullojnë të dhëna personale: nëse e bëni
490 vetëm një herë gabimin të paguani me to dhe jo me para klasike, ato e
491 përshoqërojnë përgjithmonë kartën me emrin tuaj. Për më tepër, regjistrojnë
492 gjithçka ka të bëjë me udhëtimet përshoqëruar secilës kartë. Të marra
493 bashkë, bëhen mbikëqyrje masive. Ky grumbullim të dhënash duhet reduktuar.</p>
494
495 <p>Shërbimet e orientimit dhe hartave kryejnë mbikëqyrje: kompjuteri i
496 përdoruesit i tregon shërbimit të hartave vendndodhjen dhe ku dëshiron
497 përdoruesi të mbërrijë; mandej shërbyesi përcakton rrugën dhe ia dërgon
498 kompjuterit të përdoruesit, i cili e shfaq. Sot, ka gjasa që shërbyesi i
499 regjistron vendet e përdoruesve, ngaqë asgjë nuk ia ndalon. Kjo mbikëqyrje
500 nuk është së brendshmi e domosdoshme dhe mund të shmanget përmes
501 rikonceptimit: software-i lirë/libre në kompjuterin e përdoruesit mund të
502 shkarkojë të dhëna harte për zonat që i interesojnë (nëse nuk janë shkarkuar
503 tashmë), të përllogarisë rrugën dhe ta shfaqë, pa i treguar kujt ndonjëherë
504 se ku gjendet apo ku dëshiron të shkojë përdoruesi.</p>
505
506 <p>Sistemet për dhënien e biçikletave me qira, etj., mund të hartohen në mënyrë
507 të tillë që identiteti i qiramarrësit të njihet vetëm brenda stacionit nga u
508 mor objekti me qira. Qiradhënësi do të njoftonte krejt stacionet se objekti
509 është “dhënë”, që kështu, kur përdoruesi e jep mbrapsht në cilindo stacion
510 (përgjithësisht, një i ndryshëm nga fillestari), ai stacion do ta dijë se ku
511 dhe kur qe marrë me qira objekti. Do të njoftojë stacionin tjetër se
512 objekti nuk është më “i dhënë”. Do të llogarisë gjithashtu faturën e
513 përdoruesit dhe do t’ia dërgojë (pasi të presë një numër të rastësishëm
514 minutash) qendrës së një vargu stacionesh, në mënyrë që qendra të mos gjejë
515 dot se nga cili stacion erdhi fatura. Pasi të jetë kryer kjo, stacioni ku u
516 dorëzua objekti pas përdorimit do të harronte gjithçka rreth transaksionit.
517 Nëse një objekt mbetet “i dhënë” për një kohë të gjatë, stacioni nga u mor
518 me qira mund të njoftojë qendrën; në këtë rast, mund ta dërgojë identitetin
519 e qiramarrësit menjëherë.</p>
520 </div>
521
522 <h3 id="communications">Kurë për Dosjet e Komunikimeve</h3>
523
524 <div class="columns">
525 <p>Operatorët e shërbimeve Internet dhe kompanitë telefonike ruajnë të dhëna të
526 zgjeruara mbi kontaktet e përdoruesve të tyre (shfletim, thirrje telefonike,
527 etj). Me telefonat celularë, ata <a
528 href="https://web.archive.org/web/20210312235125/http://www.zeit.de/digital/datenschutz/2011-03/data-protection-malte-spitz">regjistrojnë
529 gjithashtu vendndodhje fizike të përdoruesve</a>. Këto dosje i ruajnë për
530 një kohë të gjatë: mbi 30 vjet, në rastin e AT&amp;T-së. Së shpejti do të
531 <a
532 href="https://www.wired.com/opinion/2013/10/the-trojan-horse-of-the-latest-iphone-with-the-m7-coprocessor-we-all-become-qs-activity-trackers/">regjistrojnë
533 madje veprimtarinë e trupit të përdoruesit</a>. Duket se <a
534 href="https://www.aclu.org/news/national-security/it-sure-sounds-nsa-tracking-our-locations">NSA-ja
535 i grumbullon të dhënat mbi vendndodhjet e celularëve</a> në stil tregu
536 shumice.</p>
537
538 <p>Komunikimi i pambikëqyrur është i pamundur atje ku sistemet krijojnë dosje
539 të tilla. Prandaj do të duhej të ishte e paligjshme të krijohen ose ruhen
540 ato. ISP-të dhe kompanitë telefonike s’duhet të lejohen të ruajnë
541 informacion të tillë për një kohë të gjatë, në mungesë të një urdhri gjykate
542 për të përgjuar një palë të caktuar.</p>
543
544 <p>Kjo zgjidhje nuk është plotësisht e kënaqshme, ngaqë s’do ta ndalë
545 grumbullimin material nga qeveria të krejt të dhënave sapo të
546 krijohen&mdash;që është ajo çka <a
547 href="https://www.guardian.co.uk/world/2013/jun/06/nsa-phone-records-verizon-court-order">bëjnë
548 ShBA-të me disa, ose me të tëra kompanitë telefonike</a>. Do të na duhet të
549 bazohemi në ndalimin me ligj. Sidoqoftë, kaq do të ishte më mirë se sa
550 gjendja e tanishme, ku ligji përkatës (ligji PAT RIOT Act) s’e ndalon
551 qartazi këtë praktikë. Për më tepër, nëse qeveria i kthehet këtij lloji
552 mbikëqyrjeje, s’do të merrte të dhëna mbi thirrjet telefonike të gjithkujt
553 të bëra përpara asaj kohe.</p>
554
555 <p>Lidhur me privatësinë rreth se me kë shkëmbeni email, një zgjidhje e
556 thjeshtë e pjesshme, është që ju dhe të tjerët të përdorni shërbime email në
557 një vend që nuk do të bashkëpunonte kurrë me qeverinë tuaj dhe të komunikoni
558 me njëri-tjetrin duke përdorur fshehtëzim. Megjithatë, Ladar Levison
559 (pronar i shërbimit email Lavabit, të cilin mbikëqyrja në ShBA u përpoq ta
560 korruptonte plotësisht) ka një ide më të sofistikuar për një sistem
561 fshehtëzimi, përmes të cilit shërbimi juaj email do të dinte vetëm se ju i
562 dërguat email një përdoruesi të shërbimit tim email dhe shërbimi im email do
563 të dinte vetëm se unë kam marrë email prej një përdoruesi të shërbimit tuaj
564 email, por do të ishte e vështirë të përcaktohej se email-in ma keni dërguar
565 mua.</p>
566 </div>
567
568 <h3 id="necessary">Ca Mbikëqyrje Ama Është e Nevojshme</h3>
569
570 <div class="columns">
571 <p>Që shteti të gjejë keqbërësit, lypset të jetë në gjendje të hetojë krime
572 specifike, ose dyshime për krime specifike të planifikuara, me një urdhër
573 gjykate. Me Internetin, aftësia për të përgjuar bashkëbisedimet telefonike
574 do të shtrihej natyrisht te aftësia për të përgjuar lidhjet Internet. Është
575 e lehtë të abuzohet me këtë aftësi për arsye politike, por është edhe e
576 nevojshme. Për fat të mirë, kjo nuk bën të mundur gjetjen e nxjerrësve të
577 sekretit pas faktit të kryer, nëse (siç këshilloj) ua pengojmë sistemeve
578 dixhitalë grumbullimin e dosjeve masive përpara faktit të kryer.</p>
579
580 <p>Individët me fuqi speciale të akorduar nga shteti, të tillë si policët, e
581 humbasin të drejtën për privatësi dhe duhen mbikëqyrur. (Në fakt, policët
582 kanë term zhargon të tyrin për betim të rremë, “<a
583 href="https://en.wikipedia.org/w/index.php?title=Police_perjury&amp;oldid=552608302">testilying</a>”,
584 ngaqë e bëjnë kaq shpesh, veçanërisht lidhur me protestuesit dhe <a
585 href="https://web.archive.org/web/20131025014556/http://photographyisnotacrime.com/2013/10/23/jeff-gray-arrested-recording-cops-days-becoming-pinac-partner/">
586 fotografët</a>.) Një qytet në Kaliforni, që e bëri të detyrueshëm për
587 policët përdorimin e kamerave video në trup gjithë kohën, zbuloi se <a
588 href="https://www.motherjones.com/kevin-drum/2013/08/ubiquitous-surveillance-police-edition">përdorimi
589 i forcës prej tyre ra me 60%</a>. ACLU është në favor të kësaj.</p>
590
591 <p><a
592 href="https://web.archive.org/web/20171019220057/http://action.citizen.org/p/dia/action3/common/public/?action_KEY=12266">Korporatat
593 nuk janë njerëz, ndaj as subjekt i të drejtave të njeriut</a>. Është e
594 ligjshme të kërkohet që bizneset të publikojnë hollësi të proceseve që mund
595 t’i shkaktojnë shoqërisë rreziqe kimike, biologjike, bërthamore, fiskale,
596 kompjuterike (p.sh., <a href="https://DefectiveByDesign.org">DRM</a>) ose
597 politike (p.sh., lobimi), në çfarëdo niveli që është i nevojshëm për
598 mirëqenien publike. Rreziku i këtyre operacioneve (sillni në mendje
599 rrjedhjen e naftës nga BP-ja, shpërthimet nga shkrirja e reaktorit në
600 Fukushima dhe krizën fiskale të 2008-s) e bën më të vogël atë të
601 terrorizmit.</p>
602
603 <p>Sido që të jetë, gazetaria duhet të mbrohet nga mbikëqyrja edhe kur kryhet
604 si pjesë e një biznesi.</p>
605 </div>
606
607 <h3 id="conclusion">Përfundim</h3>
608
609 <div class="reduced-width">
610 <p>Teknologjia dixhitale ka sjellë një rritje të tmerrshme të nivelit të
611 mbikëqyrjes së lëvizjeve, veprimeve dhe komunikimeve tona. Bëhet fjalë për
612 shumë më tepër se sa patëm provuar në vitet ’90 dhe <a
613 href="https://hbr.org/2013/06/your-iphone-works-for-the-secret-police">shumë
614 më tepër se sa patën provuar njerëzit pas Perdes së Hekurt</a> gjatë viteve
615 ’80 dhe kufijtë e propozuar ligjorë mbi përdorimin nga shteti të të dhënave
616 të grumbulluara nuk do ta ndryshonin gjendjen.</p>
617
618 <p>Kompanitë po hartojnë mbikëqyrje edhe më të thellë. Ka zëra që thonë se
619 mbikëqyrja gjithkund, e rrënjosur në kompani të tilla si Facebook-u, mund të
620 kenë efekte të thella në <a
621 href="https://www.theguardian.com/technology/2015/aug/10/internet-of-things-predictable-people">mënyrën
622 se si mendojnë njerëzit</a>. Mundësi të tilla nuk janë të vlerësueshme me
623 saktësi; por kërcënimi ndaj demokracisë këtu s’është spekulim. Ekziston dhe
624 është i dukshëm që sot.</p>
625
626 <p>Duhet ta kthejmë mbrapsht këtë rritje, veç në besofshim se vendet tona të
627 lira kanë vuajtur dikur nga deficite të rënda të mbikëqyrjes dhe se duhej të
628 përgjoheshin më shumë se sa qenë përgjuar Bashkimi Sovjetik dhe Gjermania
629 Lindore. Kjo lyp ndaljen e grumbullimit masiv të të dhënave rreth njerëzve.</p>
630 <div class="column-limit"></div>
631
632 <h3 class="footnote">Shënim Fundi</h3>
633 <ol>
634 <li id="ambientprivacy">Kushtit të <em>të qenit i pambikëqyrur</em> i janë referuar si <a
635 href="https://idlewords.com/2019/06/the_new_wilderness.htm">privatësi
636 mjedisi</a>.</li>
637
638 <li id="facial-recognition">Në ditët tona, njohja e fytyrave thellon rrezikun e kamerave të
639 mbikëqyrjes. Kina identifikon tashmë njerëzit përmes fytyrës së tyre, për
640 t’i ndëshkuar dhe <a
641 href="https://www.theguardian.com/global-development/2022/sep/05/iran-government-facial-recognition-technology-hijab-law-crackdown">Irani
642 ka në plan ta përdorë për të ndëshkuar femra që cenojnë kode veshjeje të
643 imponuar nga feja</a>.</li>
644 </ol>
645
646 <div class="infobox extra" role="complementary">
647 <hr />
648
649 <!-- rms: I deleted the link because of Wired's announced
650 anti-ad-block system -->
651 <p>Një version i këtij artikulli u botua së pari në <cite>Wired</cite> në
652 tetor&nbsp;2013.</p>
653 </div>
654 </div>
655 </div>
656
657 <div class="translators-notes">
658
659 <!--TRANSLATORS: Use space (SPC) as msgstr if you don't have notes.-->
660 </div>
661 </div>
662
663 <!-- for id="content", starts in the include above -->
664 <!--#include virtual="/server/footer.sq.html" -->
665 <div id="footer" role="contentinfo">
666 <div class="unprintable">
667
668 <p>Ju lutemi, pyetjet dhe kërkesat e përgjithshme rreth FSF-së &amp; GNU-së
669 dërgojini te <a href="mailto:gnu@gnu.org">&lt;gnu@gnu.org&gt;</a>. Ka
670 gjithashtu <a href="/contact/">mënyra të tjera për t’u lidhur me</a>
671 FSF-në. Njoftimet për lidhje të dëmtuara dhe ndreqje apo këshilla të tjera
672 mund të dërgohen te <a
673 href="mailto:webmasters@gnu.org">&lt;webmasters@gnu.org&gt;</a>.</p>
674
675 <p>
676 <!-- TRANSLATORS: Ignore the original text in this paragraph,
677 replace it with the translation of these two:
678
679 We work hard and do our best to provide accurate, good quality
680 translations. However, we are not exempt from imperfection.
681 Please send your comments and general suggestions in this regard
682 to <a href="mailto:web-translators@gnu.org">
683
684 &lt;web-translators@gnu.org&gt;</a>.</p>
685
686 <p>For information on coordinating and contributing translations of
687 our web pages, see <a
688 href="/server/standards/README.translations.html">Translations
689 README</a>. -->
690 Përpiqemi fort dhe bëjmë sa mundemi për të ofruar përkthime me cilësi të
691 mirë dhe të përpikta. Megjithatë, s’jemi të përjashtuar nga papërsosuri. Ju
692 lutemi, komentet dhe këshillat e përgjithshme lidhur me këtë dërgojini te <a
693 href="mailto:web-translators@gnu.org">&lt;web-translators@gnu.org&gt;</a>.</p><p>Për
694 të dhëna mbi bashkërendimin dhe kontribut në përkthimin e faqeve tona web,
695 shihni <a href="/server/standards/README.translations.html">README për
696 përkthimet</a>.</p>
697 </div>
698
699 <!-- Regarding copyright, in general, standalone pages (as opposed to
700 files generated as part of manuals) on the GNU web server should
701 be under CC BY-ND 4.0. Please do NOT change or remove this
702 without talking with the webmasters or licensing team first.
703 Please make sure the copyright date is consistent with the
704 document. For web pages, it is ok to list just the latest year the
705 document was modified, or published.
706
707 If you wish to list earlier years, that is ok too.
708 Either "2001, 2002, 2003" or "2001-2003" are ok for specifying
709 years, as long as each year in the range is in fact a copyrightable
710 year, i.e., a year in which the document was published (including
711 being publicly visible on the web or in a revision control system).
712
713 There is more detail about copyright years in the GNU Maintainers
714 Information document, www.gnu.org/prep/maintain. -->
715 <p>Të drejta kopjimi &copy; 2013-2019, 2021, 2022, 2023, 2024 Richard Stallman</p>
716
717 <p>Kjo faqe mund të përdoret sipas një licence <a rel="license"
718 href="http://creativecommons.org/licenses/by-nd/4.0/">Creative Commons
719 Attribution-NoDerivatives 4.0 International License</a>.</p>
720
721 <!--#include virtual="/server/bottom-notes.sq.html" -->
722 <div class="translators-credits">
723
724 <!--TRANSLATORS: Use space (SPC) as msgstr if you don't want credits.-->
725 </div>
726
727 <p class="unprintable"><!-- timestamp start -->
728 U përditësua më:
729
730 $Date: 2024/01/01 05:25:36 $
731
732 <!-- timestamp end -->
733 </p>
734 </div>
735 </div>
736 <!-- for class="inner", starts in the banner include -->
737 </body>
738 </html>

savannah-hackers-public@gnu.org
ViewVC Help
Powered by ViewVC 1.1.26