Richard Stallman-i më Shtator 1983 njoftoi planin për zhvillimin e një software-i sistem operativ të lirë, të ngjashëm me Unix-in, të quajtur GNU. GNU është sistemi i vetëm operativ i zhvilluar posaçërisht për hir të lirisë së përdoruesit.

Ç'është GNU-ja?

GNU është një sistem operativ i ngjashëm me Unix-in, që është software i lirë—respekton lirinë tuaj. Mundeni të instaloni versione të GNU-së me bazë Linux që janë krejtësisht software i lirë.

Foto ekrani nga GNU-ja

The GNU Project was launched in 1984 to develop the GNU system. Emri “GNU” është akronim rekursiv i “GNU's Not Unix!”. "GNU" shqiptohet gnu, si një rrokje e vetme, si kur thuhet "gru" por duke zëvendësuar r-në me n-në.

Sistemet operativë të ngjashëm me Unix-in ngrihen mbi një koleksion software-esh zbatimesh, librarish, dhe mjetesh programuesi, plus një program për shpërndarje burimesh dhe për komunikim me hardware-in, i njohur si kernel.

Hurd, kerneli GNU, ka edhe ca rrugë deri sa të jetë i gatshëm për përdorim të përditshëm. Ndaj, zakonisht GNU-ja sot përdoret me një kernel të quajtur Linux. This combination is the GNU/Linux operating system. GNU/Linux is used by millions, though many call it "Linux" by mistake.

Çfarë ofrojmë.

Shkarkojeni GNU-në tani

Planet GNU Prurje RSS

Për më tepër lajme, shihni Planet GNU.

GNU Guile

GNU Guile është gjuha zyrtare për zgjerimin për Sistemin Operativ GNU. Versioni 2.0 u hodh në qarkullim më 16 Shkurt, 2011, me një larmi veçorish të reja. Infrastruktura e përpiluesit të tij, libraritë, dhe mjedisi dinamik i programimit e bëjnë një gjuhë të fuqishme për shkrim zbatimesh. Bëhuni pjesë e bashkësisë tani!

GNUstep

GNUstep është një mjedis zhvillimi plotësisht funksional i llojit "object-oriented". Na duhen zhvillues që të shkruajnë dhe kalojnë zbatime në GNUstep që ta bëjmë një përvojë të fuqishme për përdoruesit.

Ç'është Software-i i Lirë?

Software-i i Lirë” është çështje lirie, jo çmimi. Për të kuptuar konceptin, do të duhej të sillnit në mend “i lirë” si te “fjala e lirë”, jo si te “birrë e lirë”.

Software-i i Lirë ka të bëjë me lirinë e përdoruesit të xhirojë, kopjojë, shpërndajë, studiojë, ndryshojë dhe përmirësojë software-in. Më saktë, lidhet me katër lloje lirie, për përdoruesit e software-it:

Hidhuni Në Veprim

A mundeni të jepni ndihmesë në një nga këto Projekte me Përparësi të Madhe? Gnash, coreboot, shpërndarje të lira të GNU/Linux-it, GNU Octave, përudhësa për rrugëzues rrjetesh, diagnostikim reversibël në GDB, transkriptim automatik, përudhësa PowerVR, dhe gjithashtu zëvendësime me software të lirë për Skype, librari OpenDWG, dhe Oracle Forms.

A mund t'i dilni zot një pakete GNU të pamirëmbajtur? dotgnu-forum, dr-geo, gnatsweb, halifax, metahtml, orgadoc, pgccfd, polyxmass, rottlog, snakecharmer, të gjitha presin për mirëmbajtës.