GNU është i vetmi sistem operativ i zhvilluar për t’u dhënë liri përdoruesve të tij. Ç’është GNU-ja, dhe ç’liri është në lojë?

Arratisuni në Liri: Një video nga FSF-ja

Ç’është GNU-ja?

GNU-ja është një sistem operativ që është software i lirë—pra, që respekton lirinë e përdoruesve. Sistemi operativ GNU përbëhet nga paketa GNU (programe të hedhur në qarkullim enkas nga Projekti GNU) si dhe software i lirë i hedhur në qarkullim nga palë të treta. Zhvillimi i GNU-së bëri të mundur përdorimin e një kompjuteri pa software që nëpërkëmbin lirinë tuaj.

Këshillojmë versione të instalueshëm të GNU-së (më saktë, shpërndarje GNU/Linux) që janë plotësisht software i lirë. Më tepër mbi GNU-në gjeni më poshtë.

 [Pamje ekrani nga Dragora 3.0-beta1 me përgjegjësin e dritareve
IceWM] 

Dragora 3.0-beta1 me përgjegjës dritaresh IceWM të përshtatur

 [Pamje ekrani e Guix 0.15 me desktopin GNOME 3] 

Guix 0.15 me desktopin GNOME 3, shfletuesin Epiphany, lojtësin e videove Totem, dhe emuluesin GNOME të terminalit

 [Pamje ekrani nga Hyperbola me përgjegjësin e dritareve i3] 

Hyperbola 0.3 me përgjegjësin i3 të dritareve, cool-retro-term (emulues terminali), Gimp (përpunues figurash), dhe Iceweasel-UXP (shfletues)

 [Pamje ekrani nga Parabola me desktopin LXDE] 

Parabola 2020 me desktopin LXDE

 [Pamje ekrani e PureOS 8 me desktopin GNOME 3 

PureOS 8 me desktopin GNOME 3, PureBrowser (shfletues), dhe Gimp (përpunues figurash)

 [Pamje ekrani nga Trisquel 10 me desktopin MATE] 

Trisquel 10 me desktopin MATE dhe një pjesë të suitës LibreOffice.

 [Pamje ekrani nga Dragora 3.0-beta1 me përgjegjësin e dritareve
IceWM] 

Dragora / IceWM

 [Pamje ekrani e Guix 0.15 me desktopin GNOME 3] 

Guix / GNOME3

 [Pamje ekrani nga Hyperbola 0.3 me përgjegjësin e dritareve
i3] 

Hyperbola / i3

 [Pamje ekrani nga Parabola 2020 me desktopin LXDE] 

Parabola / LXDE

 [Pamje ekrani e PureOS 8 me desktopin GNOME 3 

PureOS / GNOME3

 [Pamje ekrani nga Trisquel 10 me desktopin MATE] 

Trisquel / MATE

Ç’është Lëvizja Për Software-i i Lirë?

Lëvizja për software të lirë lufton që përdoruesit e kompjuterit të fitojnë lirinë që sjell software-i i lirë. Software-i i lirë vendos përdoruesit në kontroll të punës së tyre me kompjuter. Software-i jo i lirë i vendos përdoruesit nën pushtetin e zhvilluesit të software-it. Shihni videon shpjeguese.

Ç’është Software-i i Lirë?

Software i Lirë do të thotë që përdoruesit janë të lirë të xhirojnë, kopjojnë, shpërndajnë, studiojnë, ndryshojnë dhe përmirësojnë software-in.

Software-i i lirë është çështje lirie, jo çmimi. Për të kuptuar konceptin, do të duhej të sillnit në mend “i lirë”, si te “fjala e lirë”, jo si te “birrë falas”.

Më saktë, software i lirë do të thotë që përdoruesit e një programi gëzojnë katër liritë thelbësore:

Zhvillimet në përdorimin e teknologjisë dhe rrjeteve i kanë bërë këto liri edhe më të rëndësishme tani se ç’qenë më 1983-shin.

Sot lëvizja për software të lirë shkon shumë më tej se zhvillimi i sistemit GNU. Për më tepër hollësi mbi çka bëjmë dhe për një listë rrugësh se si mund të ndihmoni, shihni sajtin e Free Software Foundation-it.

Më tepër rreth GNU-së

GNU është një sistem operativ i ngjashëm me Unix-in. Kjo do të thotë që është një grumbull i mjaft programeve: aplikacione, librari, mjete zhvilluesi, madje edhe lojëra. Zhvillimi i GNU-së, i nisur më janar të 1984-s, njihet si Projekti GNU. Mjaft nga programet te GNU-ja janë hedhur në qarkullim nën kujdestarinë e Projektit GNU; këto i quajmë paketa GNU.

Emri “GNU” është një akronim rekursiv i “GNU's Not Unix”. “GNU” shqiptohet gnu, si një rrokje e vetme, si kur thuhet “dru”, por duke zëvendësuar dr-në me gn-në.

Programi, që në një sistem të ngjashëm me Unix-in shpërndan burimet e makinës dhe komunikon me hardware-in, quhet “kernel”. GNU-ja përdoret zakonisht me një kernel të quajtur Linux. Kjo ndërthurje përbën sistemin operativ GNU/Linux. GNU/Linux përdoret nga miliona vetë, edhe pse mjaft prej tyre e quajnë gabimisht “Linux”.

Kerneli i vetë GNU-së, GNU Hurd, u fillua më 1990 (para se të fillohej Linux-i). Vullnetarët vazhdojnë ta zhvillojnë Hurd-in, ngaqë është projekt teknik interesant.

Më tepër hollësi

FSF-ja ka po ashtu ente vëllezër në Evropë, Amerikë Latine dhe Indi.
Mos ngurroni të bëheni pjesë e tyre!