GNU është i vetmi sistem operativ i zhvilluar për t’u dhënë liri përdoruesve të tij. Ç’është GNU-ja, dhe ç’liri është në lojë?

Rewind: A video from the FSF

Ç’është GNU-ja?

GNU-ja është një sistem operativ që është software i lirë—pra, që respekton lirinë e përdoruesve. Sistemi operativ GNU përbëhet nga paketa GNU (programe të hedhur në qarkullim enkas nga Projekti GNU) si dhe software i lirë i hedhur në qarkullim nga palë të treta. Zhvillimi i GNU-së bëri të mundur përdorimin e një kompjuteri pa software që nëpërkëmbin lirinë tuaj.

Këshillojmë versione të instalueshëm të GNU-së (më saktë, shpërndarje GNU/Linux) që janë plotësisht software i lirë. Më tepër mbi GNU-në gjeni më poshtë.

 [Pamje ekrani nga Dragora 3.0-beta1 me përgjegjësin e dritareve
IceWM] 

Dragora 3.0-beta1 me përgjegjës dritaresh IceWM të përshtatur

 [Pamje ekrani e Guix 0.15 me desktopin GNOME 3] 

Guix 0.15 me desktopin GNOME 3, shfletuesin Epiphany, lojtësin e videove Totem, dhe emuluesin GNOME të terminalit

 [Pamje ekrani nga Hyperbola me përgjegjësin e dritareve i3] 

Hyperbola 0.3 me përgjegjësin i3 të dritareve, cool-retro-term (emulues terminali), Gimp (përpunues figurash), dhe Iceweasel-UXP (shfletues)

 [Pamje ekrani nga Parabola me desktopin LXDE] 

Parabola 2020 me desktopin LXDE

 [Pamje ekrani e PureOS 8 me desktopin GNOME 3 

PureOS 8 me desktopin GNOME 3, PureBrowser (shfletues), dhe Gimp (përpunues figurash)

 [Pamje ekrani nga Trisquel 8 me desktopin MATE] 

Trisquel 8 me desktopin MATE, Abrowser (shfletues), dhe Inkscape (përpunues grafikash vektoriale)

 [Pamje ekrani nga Dragora 3.0-beta1 me përgjegjësin e dritareve
IceWM]  Dragora / IceWM
 [Pamje ekrani e Guix 0.15 me desktopin GNOME 3]  Guix / GNOME3
 [Pamje ekrani nga Hyperbola 0.3 me përgjegjësin e dritareve
i3]  Hyperbola / i3
 [Pamje ekrani nga Parabola 2020 me desktopin LXDE]  Parabola / LXDE
 [Pamje ekrani e PureOS 8 me desktopin GNOME 3  PureOS / GNOME3
 [Pamje ekrani nga Trisquel 8 me desktopin MATE]  Trisquel / MATE

Ç’është Lëvizja Për Software-i i Lirë?

Lëvizja për software të lirë lufton që përdoruesit e kompjuterit të fitojnë lirinë që sjell software-i i lirë. Software-i i lirë vendos përdoruesit në kontroll të punës së tyre me kompjuter. Software-i jo i lirë i vendos përdoruesit nën pushtetin e zhvilluesit të software-it. Shihni videon shpjeguese.

Ç’është Software-i i Lirë?

Software i Lirë do të thotë që përdoruesit janë të lirë të xhirojnë, kopjojnë, shpërndajnë, studiojnë, ndryshojnë dhe përmirësojnë software-in.

Software-i i Lirë është çështje lirie, jo çmimi. Për të kuptuar konceptin, do të duhej të sillnit në mend “i lirë” si te “fjala e lirë”, jo si te “birrë falas”.

Më saktë, software i lirë do të thotë që përdoruesit e një programi gëzojnë katër liritë thelbësore:

Zhvillimet në përdorimin e teknologjisë dhe rrjeteve i kanë bërë këto liri edhe më të rëndësishme tani se ç’qenë më 1983-shin.

Sot lëvizja për software të lirë shkon më tej se zhvillimi i sistemit GNU. Shihni sajtin e Free Software Foundation-it për më tepër të dhëna mbi çka bëjmë, dhe për një listë rrugësh se si mund të ndihmoni.

Më tepër rreth GNU-së

GNU është një sistem operativ i ngjashëm me Unix-in. Kjo do të thotë që është një grumbull i mjaft programeve: aplikacione, librari, mjete zhvilluesi, madje edhe lojëra. Zhvillimi i GNU-së, i nisur më janar të 1984-s, njihet si Projekti GNU. Mjaft nga programet te GNU-ja janë hedhur në qarkullim nën kujdestarinë e Projektit GNU; këto i quajmë paketa GNU.

Emri “GNU” është një akronim rekursiv i “GNU's Not Unix.” “GNU” shqiptohet gnu, si një rrokje e vetme, si kur thuhet “dru”, por duke zëvendësuar dr-në me gn-në.

Programi, që në një sistem të ngjashëm me Unix-in shpërndan burimet e makinës dhe komunikon me hardware-in, quhet “kernel”. GNU-ja përdoret zakonisht me një kernel të quajtur Linux. Kjo ndërthurje përbën sistemin operativ GNU/Linux. GNU/Linux përdoret nga miliona vetë, edhe pse mjaft prej tyre e quajnë gabimisht “Linux”.

Kerneli i vetë GNU-së, The Hurd, u fillua më 1990 (para se të fillohej Linux-i). Vullnetarët vazhdojnë ta zhvillojnë Hurd-in, ngaqë është projekt teknik interesant.

Më tepër të dhëna

Projekti GNU e përkrah peticionin nga Free Software Foundation për t’u bërë thirrje administratorëve të shkollave anembanë botës të reshtin së kërkuari nxënësve të përdorin software jo të lirë. Nënshkruani peticionin për liri në klasë.

Projekti GNU i kërkon me forcë bashkësisë të komunikojë në rrugë që janë miqësore, mikpritëse dhe të sjellshme. Shihni Udhëzime GNU për Komunikime të Sjellshme.

Hidhuni Në Veprim

Më tepër zëra

A mundeni të jepni ndihmesë në një nga këto Fusha Me Përparësi të Madhe?

  • Sistem operativ telefonash i lirë,
  • decentralizim, federim, dhe vetëstrehim,
  • përudhës, firmware, dhe dizajne hardware të lira,
  • biseda të atypëratyshme me video dhe zë,
  • nxitje e pjesëmarrjes nga persona me përfaqësim të pamjaftueshëm në bashkësi,
  • dhe më tepër.

A mund t’i dilni zot një paketeje GNU të pamirëmbajtur?

Për më tepër të dhëna, shihni faqet web të paketave.

FSF-ja ka po ashtu ente vëllezër në Europë, Amerikë Latine dhe Indi.
Mos ngurroni të bëheni pjesë e tyre!