GNU është i vetmi sistem operativ i zhvilluar për t’u dhënë liri përdoruesve të tij. Ç’është GNU-ja, dhe ç’liri është në lojë?

Ç’është GNU-ja?

GNU-ja është një sistem operativ software i lirë—pra, që respekton lirinë e përdoruesit. Zhvillimi i GNU-së bëri të mundur përdorimin e një kompjuteri pa software që nëpërkëmbin lirinë tuaj.

Këshillojmë versione të instalueshëm të GNU-së (më saktë, shpërndarje GNU/Linux) që janë plotësisht software i lirë. Më tepër mbi GNU-në gjeni më poshtë.

Foto ekrani nga GNU-ja

Ç’është Lëvizja Për Software-i i Lirë?

Lëvizja për software të lirë lufton që përdoruesit e kompjuterit të fitojnë lirinë që sjell software-i i lirë. Software-i i lirë vendos përdoruesit në kontroll të punës së tyre me kompjuter. Software-i jo i lirë i vendos përdoruesit nën pushtetin e zhvilluesit të software-it. Shihni videon shpjeguese.

Ç’është Software-i i Lirë?

Software i Lirë do të thotë që përdoruesit janë të lirë të xhirojnë, kopjojnë, shpërndajnë, studiojnë, ndryshojnë dhe përmirësojnë software-in.

Software-i i Lirë është çështje lirie, jo çmimi. Për të kuptuar konceptin, do të duhej të sillnit në mend “i lirë” si te “fjala e lirë”, jo si te “birrë falas”.

Më saktë, software i lirë do të thotë që përdoruesit e një programi gëzojnë katër liritë thelbësore:

Zhvillimet në përdorimin e teknologjisë dhe rrjeteve i kanë bërë këto liri edhe më të rëndësishme tani se ç’qenë më 1983-shin.

Sot lëvizja për software të lirë shkon më tej se zhvillimi i sistemit GNU. Shihni sajtin e Free Software Foundation-it për më tepër të dhëna mbi çka bëjmë, dhe për një listë rrugësh se si mund të ndihmoni.

Më tepër rreth GNU-së

GNU është një sistem operativ i ngjashëm me Unix-in. Kjo do të thotë që është një grumbull i mjaft programeve: aplikacione, librari, mjete zhvilluesi, madje edhe lojëra. Zhvillimi i GNU-së, i nisur më janar të 1984-s, njihet si Projekti GNU. Mjaft nga programet te GNU-ja janë hedhur në qarkullim nën kujdestarinë e Projektit GNU; këto i quajmë paketa GNU.

Emri “GNU” është një akronim rekursiv i “GNU's Not Unix.” “GNU” shqiptohet gnu, si një rrokje e vetme, si kur thuhet “dru” por duke zëvendësuar dr-në me gn-në.

Programi, që në një sistem të ngjashëm me Unix-in shpërndan burimet e makinës dhe komunikon me hardware-in, quhet “kernel”. GNU-ja përdoret zakonisht me një kernel të quajtur Linux Kjo ndërthurje përbën sistemin operativ GNU/Linux. GNU/Linux përdoret nga miliona vetë, edhe pse mjaft prej tyre e quajnë gabimisht “Linux”.

Kerneli i vetë GNU-së, The Hurd, u fillua më 1990 (para se të fillohej Linux-i). Vullnetarët vazhdojnë ta zhvillojnë Hurd-in, ngaqë është projekt teknik interesant.

Më tepër të dhëna.

Provojeni GNU/Linux-in!

Hidhuni Në Veprim

A mundeni të jepni ndihmesë në një nga këto Projekte me Përparësi të Madhe? Gnash, coreboot, shpërndarje të lira të GNU/Linux-it, GNU Octave, përudhës për rrugëzues rrjetesh, diagnostikim të prapakthyeshëm në GDB, transkriptim automatik, përudhës PowerVR, dhe gjithashtu zëvendësime me software të lirë për Skype-n, libraritë OpenDWG, dhe Oracle Forms.

A mund t’i dilni zot një pakete GNU të pamirëmbajtur? halifax, metahtml, orgadoc, teximpatient, të tëra presin për mirëmbajtës. Veç kësaj, këto paketa presin për bashkë-mirëmbajtës: aspell, gnuae, metaexchange, powerguru. Për më tepër të dhëna, shihni faqet web të paketave.

FSF-ja ka po ashtu organizma motra në Europë, Amerikën Latine dhe Indi.