Richard Stallman-i më Shtator 1983 njoftoi planin për zhvillimin e një software-i sistem operativ të lirë, të ngjashëm me Unix-in, të quajtur GNU. GNU është sistemi i vetëm operativ i zhvilluar posaçërisht për hir të lirisë së përdoruesit.
GNU-ja është një sistem operativ i ngjashëm me Unix-in, që është software i lirë—respekton lirinë tuaj. Mundeni të instaloni versione të GNU-së (më saktë, sisteme GNU/Linux) që janë krejtësisht software i lirë. Çfarë ofrojmë.
Projekti GNU zuri fill më 1984, që të zhvillohej sistemi GNU. Emri “GNU” është akronim rekursiv i “GNU's Not Unix!”. “GNU” shqiptohet gnu, si një rrokje e vetme, si kur thuhet "gru" por duke zëvendësuar r-në me n-në.
Sistemet operativë të ngjashëm me Unix-in ngrihen mbi një koleksion software-esh zbatimesh, librarish, dhe mjetesh programuesi, plus një program për shpërndarje burimesh dhe për komunikim me hardware-in, i njohur si kernel.
Hurd, kerneli i vetë GNU-së, ka edhe ca rrugë, deri sa të jetë i gatshëm për përdorim të përditshëm. Ndaj, zakonisht GNU-ja sot përdoret me një kernel të quajtur Linux. Kjo ndërthurje përfaqëson sistemin operativ GNU/Linux. GNU/Linux përdoret nga miliona vetë, edhe pse mjaft prej tyre e quajnë gabimisht “Linux”.
Për më tepër lajme, shihni Planet GNU dhe listën e hedhjeve më të reja në qarkullim të GNU-së.
“Software-i i Lirë” është çështje lirie, jo çmimi. Për të kuptuar konceptin, do të duhej të sillnit në mend “i lirë” si te “fjala e lirë”, jo si te “birrë e lirë”.
Software-i i Lirë ka të bëjë me lirinë e përdoruesit të xhirojë, kopjojë, shpërndajë, studiojë, ndryshojë dhe përmirësojë software-in. Më saktë, lidhet me katër lloje lirie, për përdoruesit e software-it:
A mundeni të jepni ndihmesë në një nga këto Projekte me Përparësi të Madhe? Gnash, coreboot, shpërndarje të lira të GNU/Linux-it, GNU Octave, përudhësa për rrugëzues rrjetesh, diagnostikim reversibël në GDB, transkriptim automatik, përudhësa PowerVR, dhe gjithashtu zëvendësime me software të lirë për Skype, librari OpenDWG, dhe Oracle Forms.
A mund t'i dilni zot një pakete GNU të pamirëmbajtur? dap, gleem, gnatsweb, gnukart, halifax, indent, jwhois, metahtml, orgadoc, polyxmass, superopt, teximpatient, trueprint, të tëra presin për mirëmbajtës. Veç kësaj, këto paketa presin për bashkë-mirëmbajtës: aspell, gnuae, metaexchange, powerguru. Për më tepër të dhëna, shihni faqet web të paketave.