Richard Stallman-i më Shtator 1983 njoftoi planin për zhvillimin e një software-i sistem operativ të lirë, të ngjashëm me Unix-in, të quajtur GNU. GNU është sistemi i vetëm operativ i zhvilluar posaçërisht për hir të lirisë së përdoruesit.

Celebrate with us

[ GNU 30th Anniversary Banner ]

Thirty years ago this month, the GNU system announcement sparked a conversation that has grown into the global free software movement. Now we invite you to join the GNU community in celebrating this important occasion, and creating a future where GNU is stronger than ever.

Ç'është GNU-ja?

GNU është një sistem operativ i ngjashëm me Unix-in, që është software i lirë—respekton lirinë tuaj. Mundeni të instaloni versione të GNU-së (më saktë, sisteme GNU/Linux) që janë krejtësisht software i lirë.

Projekti GNU zuri fill më 1984 që të zhvillohej sistemi GNU. Emri “GNU” është akronim rekursiv i “GNU's Not Unix!”. "GNU" shqiptohet gnu, si një rrokje e vetme, si kur thuhet "gru" por duke zëvendësuar r-në me n-në.

Sistemet operativë të ngjashëm me Unix-in ngrihen mbi një koleksion software-esh zbatimesh, librarish, dhe mjetesh programuesi, plus një program për shpërndarje burimesh dhe për komunikim me hardware-in, i njohur si kernel.

Hurd, kerneli i vetë GNU-së, ka edhe ca rrugë deri sa të jetë i gatshëm për përdorim të përditshëm. Ndaj, zakonisht GNU-ja sot përdoret me një kernel të quajtur Linux. Kjo ndërthurje përfaqëson sistemin operativ GNU/Linux. GNU/Linux përdoret nga miliona vetë, edhe pse mjaft prej tyre e quajnë gabimisht "Linux".

Çfarë ofrojmë.

Shkarkojeni GNU-në tani

Planet GNU Prurje RSS

Për më tepër lajme, shihni Planet GNU dhe listën e hedhjeve më të reja në qarkullim të GNU-së.

GNU Guile

GNU Guile është gjuha zyrtare për zgjerimin për Sistemin Operativ GNU. Versioni 2.0 u hodh në qarkullim më 16 Shkurt, 2011, me një larmi veçorish të reja. Infrastruktura e përpiluesit të tij, libraritë, dhe mjedisi dinamik i programimit e bëjnë një gjuhë të fuqishme për shkrim zbatimesh. Bëhuni pjesë e bashkësisë që tani!

GNUstep

GNUstep është një mjedis zhvillimi plotësisht funksional i llojit "object-oriented". Na duhen zhvillues që të shkruajnë dhe kalojnë zbatime në GNUstep që ta bëjmë një përvojë të fuqishme për përdoruesit.

Ç'është Software-i i Lirë?

Software-i i Lirë” është çështje lirie, jo çmimi. Për të kuptuar konceptin, do të duhej të sillnit në mend “i lirë” si te “fjala e lirë”, jo si te “birrë e lirë”.

Software-i i Lirë ka të bëjë me lirinë e përdoruesit të xhirojë, kopjojë, shpërndajë, studiojë, ndryshojë dhe përmirësojë software-in. Më saktë, lidhet me katër lloje lirie, për përdoruesit e software-it:

Hidhuni Në Veprim

A mundeni të jepni ndihmesë në një nga këto Projekte me Përparësi të Madhe? Gnash, coreboot, shpërndarje të lira të GNU/Linux-it, GNU Octave, përudhësa për rrugëzues rrjetesh, diagnostikim reversibël në GDB, transkriptim automatik, përudhësa PowerVR, dhe gjithashtu zëvendësime me software të lirë për Skype, librari OpenDWG, dhe Oracle Forms.

A mund t'i dilni zot një pakete GNU të pamirëmbajtur? dap, gleem, gnatsweb, gnukart, halifax, jwhois, libmatheval, metahtml, orgadoc, polyxmass, superopt, teximpatient, trueprint, uucp, të tëra presin për mirëmbajtës. Veç kësaj, këto paketa presin për bashkë-mirëmbajtës: aspell, gnuae, metaexchange, powerguru. Për më tepër të dhëna, shihni faqet web të paketave.